Dy nëna kosovare janë të reja për numrin e fëmijëve që i kanë lindur.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, dy nëna që janë 31 vjeçare, kanë lindur të nëntin fëmijë me radhë, shkruan Gazeta Shneta.
Ato janë nënat më të reja që kanë lindur kaq fëmijë.
Pas tyre vjen një 33 vjeçare, 6 nëna 38 dhe 39 vjeçare ndërsa më të moshuarat janë dy gra 41 vjeçe që kanë lindur fëmijën e nëntë.
Gjithsej janë 14 gra që vitin e kaluar kanë lindur po kaq fëmijë. Tetë prej tyre janë shqiptare, ndërsa 6 i takojnë komuniteteve RAE. /Gazeta Shneta/