Ndodhi edhe kjo: Mbetet shtatzënë ndërsa ishte shtatzënë

2017-11-04 në ora 16:37

Rastet që mund të ngelen shtatzënë ndërsa janë shtatzënë janë të rralla, por jo të pamundura.

Pikërisht ky fenomen i ndodhi një nëne surrogate në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, transmeton Gazeta Shneta

Ajo lindi dy fëmijë binjakë, prej të cilëve njëri nga ta ishte nga një baba tjetër.

Fenomeni i rrallë quhet “super-fetacion”, i cili ndodh me një përqindje të vogël tek gratë shtatzëna.

Jessica Allen, nëna në fjalë, u njoftua se po mbante në barkun e saj dy binjakë gjatë një testi të ultrazërit në javën e 6-të të shtatzënisë.

Është e rëndësishme të kuptohet se që të dy fëmijët lindën të shëndoshë, pa ndonjë komplikim./Gazeta Shneta/