Në momentin e lindjes sistemi imunitar i fëmijës nuk është maturuar ende në mënyrën e duhur dhe për pasojë efektet negative mund të vihen re edhe tek sytë e bebes. Kryesisht në mëngjes, sekrecionet e syve do të jenë të mëdha në zonën e qerpikëve dhe qepallave duke rritur kështu rrezikun e infektimit të syve të bebes. Për të parandaluar skuqjet dhe irritimet është e nevojshme të merrni masat e duhura.
Si duhet të veprojmë për të mbrojtur sytë e fëmijës nga infeksionet?
Fillimisht duhet të lani mirë duart dhe më pas duhet të pastroni sytë e fëmijës me anën e një garze sterile me ujë fiziologjik duke kaluar nga cepi i brendshëm i syrit drejt atij të jashtëm, vetëm me një kalim dhe nëse nevojitet një pastrim i dytë duhet të përdorni një garzë tjetër. Për të mos kaluar infeksionin në syrin tjetër duhet të përdorni garzë tjetër sterile. Me anën e këtyre garzave mund të bëni edhe masazh të lehtë tek sytë e bebes pasi sekrecionet mund të bllokojnë edhe daljen e lotëve. Në disa farmaci mund të gjeni edhe letra të lagura specfike.
Nëse fëmija është në moshë më të madhe:
Mbroni dhe zhvilloni sytë e tij duke ndjekur një dietë të balancuar;
E nxirrni atë të luajë në ambient të hapur;
Bëni një ekzaminim njëherë në vit;
Vëzhgoni me kujdes të gjitha shenjat problematike që ai mund të shfaqë. /pernenat/