Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndotja e ajrit dhe moti lidhen me shtimin e migrenës

Jetë 17/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse vuani nga migrena, zakonisht mund të monitoroni gjumin, stresin apo ushqimin. Por një studim i ri sugjeron se duhet t’i kushtoni vëmendje edhe ndotjes së ajrit dhe kushteve të motit.

Sipas hulumtimit të publikuar më 15 prill në revistën “Neurology”, ndotja e ajrit – nga gazrat e automjeteve deri te tymi industrial mund të ndikojë ndjeshëm në shfaqjen e migrenës, sidomos kur kombinohet me kushte të caktuara atmosferike, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Për studimin, u ndoqën 7,032 persona në jug të Izraelit për rreth 10 vjet.

Studiuesit analizuan nivelet ditore të ndotësve si dioksidi i azotit (NO₂) dhe grimcat e imëta PM2.5, të cilat vijnë kryesisht nga trafiku dhe termocentralet. Po ashtu u morën parasysh temperatura, lagështia dhe rrezatimi diellor.

Rezultatet treguan se në ditët kur cilësia e ajrit përkeqësohej, shtoheshin edhe vizitat urgjente për migrenë. Personat e ekspozuar ndaj rritjeve të papritura të NO₂ kishin 41% më shumë gjasa të kërkonin ndihmë mjekësore. Nivelet e larta të rrezatimit diellor dhe rrezeve ultraviolet rritnin rrezikun me 23%.

Nga ana tjetër, më pak vizita mjekësore u regjistruan në ditët me ndotje nën mesataren. Personat me ekspozim të vazhdueshëm ndaj niveleve të larta të NO₂ kishin 10% më shumë gjasa të përdornin shpesh barna kundër migrenës, ndërsa ata të ekspozuar ndaj PM2.5 kishin 9% më shumë gjasa.

Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike, të cilat shtojnë valët e të nxehtit, stuhitë e pluhurit dhe episodet e ndotjes, mund të rrisin edhe rastet me migrenë.

Prandaj, faktorët mjedisorë duhet të merren parasysh në menaxhimin e kësaj gjendjeje. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakAplikacionet për gjurmimin e gjumit mund të rrisin ankthin tek personat me insomni
Artikulli i rradhës Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lënduar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.