Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aplikacionet për gjurmimin e gjumit mund të rrisin ankthin tek personat me insomni

Jetë 17/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri paralajmëron se aplikacionet për monitorimin e gjumit mund të përkeqësojnë ankthin tek personat që vuajnë nga insomnia (pagjumësia), duke i bërë ata të përqendrohen tepër në cilësinë e gjumit.

Sipas studiuesve nga Universiteti i Bergenit, këto teknologji ndihmojnë disa përdorues, por për personat me probleme gjumi, efektet mund të jenë negative, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Autori kryesor i studimit, Håkon Lundekvam Berge, thekson se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë kërkon vëmendje më të madhe shkencore. Ai vuri në dukje se të rinjtë janë më të ndikuar nga këto aplikacione, duke raportuar njëkohësisht përfitime, por edhe më shumë stres dhe shqetësim.

Industria e gjurmimit të gjumit është në rritje të shpejtë. Sipas “Grand View Research”, tregu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriti rreth 5 miliardë dollarë në vitin 2023 dhe pritet të dyfishohet deri në vitin 2030.

Shumica e aplikacioneve përdorin sensorë në pajisje si orët inteligjente dhe byzylykët e fitnesit për të matur kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit.

Studimi përfshiu mbi 1,000 persona në Norvegjia me moshë mesatare 50 vjeç.

Rezultatet treguan se grupmoshat 18–50 vjeç kishin më shumë gjasa të përfitonin nga përdorimi i aplikacioneve, por gjithashtu përjetonin nivele më të larta stresi.

Sipas Karl Erik Lundekvam, personat me insomni janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj efekteve negative, pasi monitorimi i vazhdueshëm mund të rrisë shqetësimin dhe fokusin e tepruar tek gjumi.

Ekspertët këshillojnë që përdoruesit të kuptojnë kufizimet e këtyre aplikacioneve dhe, nëse ndihen të stresuar, të shmangin përdorimin gjatë natës ose të çaktivizojnë njoftimet.

Megjithatë, kur përdoren me kujdes, këto mjete mund të ndihmojnë në krijimin e zakoneve më të shëndetshme të gjumit, si reduktimi i përdorimit të ekranit para fjetjes. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShënojnë rritje rastet e kancerit në zorrë dhe pankreas
Artikulli i rradhës Ndotja e ajrit dhe moti lidhen me shtimin e migrenës

Ju sugjerojmë

Vetëm pak minuta ecje mund t’ju përmirësojnë kujtesën, thonë shkencëtarët

17/06/2026 Jetë

Studim: Personat që jetojnë bashkë ndajnë edhe bakteret e zorrëve dhe gojës

17/06/2026 Jetë

Vuani nga alergjitë sezonale? Nëntë mënyra të rekomanduara nga ekspertët për t’u mbrojtur

17/06/2026 Jetë

A po na bën inteligjenca artificiale më pak të aftë për të menduar?

17/06/2026 Jetë

Vaksina e parë e projektuar nga inteligjenca artificiale kalon testimet fillestare te njerëzit

17/06/2026 Jetë

Pse shkencëtarët po e studiojnë sërish aspirinën si mjet kundër kancerit?

17/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.