Deri në muajin e dytë, bebja juaj mund të ketë frikë nga bota përreth tij. Mësoni si të ndihmoni zhvillimin e sjelljes në këto momente fëmijërore të dy muajve të parë.
Çfarë duhet të prisni në muajin e dytë
“Bebja juaj ka filluar të ketë më shumë kontroll mbi trupin e tij përgjatë dy mujorit, megjithëse koordinimi i tij është akoma shumë i kufizuar”, thotë Dr. Anne Zachry, një terapiste pediatrike për Parents përcjell Gazeta Shneta.
Në vend që t’i mbante duart e shtrënguara fort gjatë gjithë kohës, ai ose ajo mund të fillojnë t’i sjellin gishtat në gojë.
Poashtu dita ditës po bëhet më të fortë. “Nëse e poziciononi atë në bark, ata mund të jetë në gjendje të shtyjë me krahë dhe të heqin gjoksin nga dyshemeja“, thotë Dr. Zachry.
Si një tjetër moment historik i bebës 2 muajshe, është se vogëlushja/shi juaj do të fillojë të zbulojë trupin e saj/tij.
Ju mund ti kapni ata duke ekzaminuar duart, duke prekur këmbët ose duke shkelmuar.
Ndërsa vizioni i tyre përmirësohet, ata do të fillojë të marrin parasysh botën përreth tyre dhe përmes syve do ti ndjekin objektet interesante.
Si të ndihmojmë zhvillimin e bebes
Sado argëtuese të jetë dita me vogëlushin tuaj, mos harroni të siguroni shumë lojëra në dysheme.
“Lojërat luajnë një rol të madh në zhvillimin e forcës, ekuilibrit dhe koordinimit që fëmija juaj ka nevojë për të fituar aftësi motorike dhe për të arritur piketa kritike zhvillimore,” thotë Dr. Zachry. /Gazeta Shneta/