Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndryshimet në lëkurë që mund të paralajmërojnë sëmundjet e zemrës

Jetë 13/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët theksojnë se lëkura, si organi më i madh i trupit, shpesh pasqyron gjendjen e përgjithshme të organizmit dhe mund të zbulojë shenja të hershme të problemeve kardiovaskulare.

“Lëkura është organi më i madh në trup dhe ajo pasqyron shëndetin sistemik”, shpjegon kardiologu Dr. Karuppiah Arunachalam.

Për këtë arsye, disa ndryshime në lëkurë mund të jenë shenja paralajmëruese për rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Një nga këto ndryshime janë të ashtuquajturat ksantoma, fryrje të verdha ose portokalli në sipërfaqen e lëkurës. Ato mund të jenë tregues i kolesterolit të lartë, dhe dihet se nivelet e larta të kolesterolit rrisin ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës.

“Kolesteroli i lartë ose nivelet e larta të LDL-së (kolesterolit të keq) dhe triglicerideve rrisin drejtpërdrejt rrezikun për sëmundje të zemrës, sepse nxisin grumbullimin e yndyrnave në muret e arterieve, një proces që quhet aterosklerozë”-shpjegon dermatologia Dr. Angela Moore.

Ky ngushtim dhe ngurtësim i arterieve ul qarkullimin e gjakut dhe rrit rrezikun për sulm në zemër ose tru. Ndërprerja dhe trajtimi i kolesterolit të lartë mund të parandalojnë shfaqjen e ksantomave të reja dhe të ndihmojnë në zvogëlimin e atyre ekzistuese. Ksantomat mund të shfaqen në pjesë të ndryshme të trupit, por forma më e zakonshme është ksantelazma, grumbullime të vogla yndyre rreth qepallave, të cilat mund të jenë të padëmshme ose të sinjalizojnë kolesterol të lartë.Ekzistojnë edhe forma të tjera, si ksantomat eruptive, tuberoze dhe tetivale, të cilat mund të shfaqen në bërryla, pëllëmbë, kyçe, duar apo shputa.

“Ksantomat lidhen me hiperlipideminë familjare dhe si pasojë e kësaj gjendjeje mund të zhvillohen sëmundje koronare të zemrës, aterosklerozë, goditje në tru apo edhe ulcera kronike në këmbë”-paralajmëron Dr. Arunachalam.

Mjekët theksojnë se ndalimi dhe trajtimi i kolesterolit të lartë është vendimtar, pasi ndihmon në parandalimin e komplikimeve dhe zvogëlon rrezikun për sëmundje të zemrës.

“Diagnoza e hershme ndihmon në parandalimin e komplikimeve që lidhen me kolesterolin e lartë”-shton Dr. Arunachalam.

Sipas dr. Moore, ndryshimet në stilin e jetesës, si 150 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë dhe konsumimi i ushqimeve që ulin kolesterolin mund të kenë ndikim të madh në shëndetin e zemrës. Përveç ksantomave, edhe ndryshime të tjera të lëkurës, si ngjyra kaltëroshe e gishtave ose njollat e kuqe në pëllëmbë, mund të jenë tregues të problemeve me zemrën. 

Artikulli paraprakStudim: Dieta “Green-Mediterranean” mund të ngadalësojë plakjen e trurit
Artikulli i rradhës Studim i ri: Nivelet e larta të THC-së mund të dëmtojnë cilësinë e vezëve dhe fertilitetin

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.