Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim i ri: Nivelet e larta të THC-së mund të dëmtojnë cilësinë e vezëve dhe fertilitetin

Femina 13/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i publikuar në Nature Communications sugjeron se nivelet e larta të THC-së – përbërësi psikoaktiv i kanabisit – mund të ndikojnë në zhvillimin e vezëve dhe të rrisin rrezikun për probleme të fertilitetit, aborte spontane dhe çrregullime kromozomale tek embrionet.

Hulumtuesit analizuan mbi 1,000 mostra të lëngut ovarian nga gra që po i nënshtroheshin trajtimeve për fertilitet.

Tek 62 gra me prani të THC-së u vu re një normë më e lartë maturimi i vezëve, por më pak embrione me numër normal kromozomesh, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.

Eksperimentet laboratorike treguan se ekspozimi 24-orësh ndaj THC-së lidhej me ndryshime strukturore që mund të pengojnë zhvillimin e shëndetshëm të embrionit.

Autorët theksojnë se studimi nuk provon lidhje shkak-pasojë dhe nevojiten kërkime të tjera. Megjithatë, ekspertë si Dr. Jamie Lo nga Universiteti i Shkencës dhe Shëndetit në Oregon paralajmërojnë se rezultatet duhet të nxisin kujdes te gratë që planifikojnë shtatzëni.

Ajo sugjeron reduktimin e përdorimit të kanabisit si pjesë e një strategjie për uljen e rrezikut.

Të dhënat vijnë në kohën kur përdorimi i kanabisit gjatë shtatzënisë është më shumë se trefishuar në SHBA nga viti 2002 deri më 2020, ndërsa përqendrimi i THC-së në produktet e kanabisit është rritur ndjeshëm gjatë dekadave të fundit./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNdryshimet në lëkurë që mund të paralajmërojnë sëmundjet e zemrës
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.