Ndryshimet në ngjyrën e lëkurës dhe sytë e kuq mund të jenë një shenjë e një gjendje inflamatore tek fëmijët e prekur nga koronavirusi, i cili është përhapur në 15 shtete.
Guvernatori Cuomo tha që dy fëmijë të tjerë kanë zhvilluar sëmundjen e krahasuar me Sëmundjen Kawasaki në Nju Jork duke rritur rastet atje në 102 me tre vdekje, transmeton Gazeta Shneta.
Duke folur në një konferencë shtypi në Watertown të Mëkurën, Cueomo u tha gazetarëve se 14 shtete të tjera, përfshirë Kentucky dhe Boston dhe pesë vende evropiane po hetojnë raste të tilla.
“Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë” tha ai, duke përmendur një ndryshim në ngjyrën e lëkurës.
Cueomo përsëriti se ndryshe nga pacientët e tjerë me Covid, këta fëmijë të sëmurë nuk kishin simptoma të frymëmarrjes, gjë që e bën edhe më të vështirë për një prind të dijë se çfarë ka.
Ai tha se 100 fëmijë vuanin nga gjendja e rrezikshme pasi vidqën dy djem të moshës 5 dhe 7 vjeç në NYC dhe Westchester dhe një 18 vjeçar në Suffolk County.
Nga gjithsej 102 rastet, Cuomo tha se 60 përqind e këtyre fëmijëve kanë rezultuat pozitiv për koronavirusin ndërsa 40 përqind kishin antitrupa viral duke treguar që kohët e fundit kishin pasur koronavirusin.
Ai theksoi se megjithëse gjendja ishte e rrallë, ishte jashtëzakonisht e rrezikshme pasi 70 përqind e këtyre fëmijëve të infektuar hynë në ICU dhe 43 përqind ishin akoma në spital. /GazetaShneta/