Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndryshimi stilit të jetesës, çelësi për të zgjidhur problemet e dhimbjes së shpinës

Jetë 01/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës mund të lehtësohen më mirë përmes adoptimit të zakoneve të shëndetshme të jetesës sesa trajtimeve tradicionale, sipas një studimi të ri.

Studimi, i publikuar më 10 janar në “JAMA Network Open”, tregon se individët që morën këshilla për përmirësimin e stilit të jetesës shfaqën një cilësi më të mirë të jetës dhe funksionim më të lartë krahasuar me ata që ndoqën kujdesin standard, shkruan Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Chris Williams, hulumtues i lartë në Universitetin e Sidneit, Australi, theksoi se dhimbja e shpinës nuk duhet trajtuar vetëm në nivelin fizik. “Trupat tanë nuk janë si makina, ne jemi ekosisteme ku shumë faktorë ndërveprojnë dhe përcaktojnë se si funksionojmë dhe si ndjehemi,” tha ai.

Në kuadër të studimit, fizioterapeutët, dietologët dhe këshilltarët shëndetësorë ndihmuan pjesëmarrësit të identifikonin zakonet që mund të përkeqësonin dhimbjen, si pesha e tepërt, mungesa e aktivitetit fizik, dieta e dobët, gjumi i pamjaftueshëm, duhanpirja dhe përdorimi i tepërt i alkoolit. Për gjashtë muaj, grupi i këshillimit mori mbështetje të vazhdueshme për t’i adresuar këto faktorë.

Rezultatet treguan se pjesëmarrësit në grupin e këshillimit kishin më pak paaftësi nga dhimbja e shpinës sesa grupi kontroll.

Williams theksoi se trajtimi gjithëpërfshirës që merr parasysh zakonet dhe stilin e jetesës është më efektiv se përdorimi i thjeshtë i ilaçeve ose procedurave mjekësore.

Studimi sugjeron se ndryshimet e shëndetshme në stilin e jetesës janë një pjesë kyçe e menaxhimit të dhimbjes së shpinës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAgjencia e OKB-së: Nevojitet përdorim më i zgjuar i tokës dhe ujit për të ushqyer 10 miliardë njerëz deri në vitin 2050
Artikulli i rradhës Zoledronati parandalon frakturat pas menopauzës

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.