Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A ndryshon personaliteti me kalimin e viteve?

Jetë 15/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur të shkosh 77 vjeç, do të kesh ndryshuar totalisht nga ai tip që ke qenë në rini. Kjo jo vetëm se plakeni fizikisht, por edhe në karakter. Nëse do të takoni një shokun tuaj të klasës, do të lodheshit duke u përpjekur për ta njohur.

Kjo jo vetëm për rrudhat, flokët e bardhë por tiparet tona të personalitetit ndryshojnë rrënjësisht nga adoleshenca.

Një studim që ka analizuar personalitetin e qindra pjesëmarrësve në një distancë prej 63 vjetësh, e ka vërtetuar një gjë të tillë. Qelizat e trupit janë zëvendësuar vazhdimisht dhe në të njëjtën mënyrë edhe karakteri ka ndryshuar rrënjësisht gjatë kësaj prridhe të gjatë. Zbulimi duket se kundërshtoi studimet e mëparshme, që kishin dalë në konkluzionin se ka një farë qëndrueshmëria të caktuar në personalitetin e gjithsecilit. Studimi i mëparshëm ishte bërë në periudha të shkurtra, për shembull: nga fëmijëri  në moshë të mesme dhe nga mosha e mesme në pleqëri.

Studimi nisi nga një hulumtim i kryer në vitin 1950 tek 1208 skocezë katërmbëdhjetë vjeçarë. Mësuesit e tyre në atë kohë ishin të ftuar për të vlerësuar personalitetin e nxënësve duke përdorur gjashtë parametra: vetë-besimin, këmbënguljen, stabilitetin e humorit, ndërgjegjen, origjinalitetin dhe dëshirën për të mësuar. Të gjitha së bashku, këto tipare kanë kontribuar në zhvillimin e një vlerësimi që përcakton termat e “besueshmërisë”.

Rezultatet

Në një distancë prej më shumë se 60 vjetësh, kërkuesit arritën të gjenin 635 prej nxënësve që ishin në testim në vitin 1950. Nga këta vetëm 174 pranuan që të përsërisnin testin. Këtë herë ishin të afërmit dhe miqtë që vlerësuan personat që iu nënshtruan testit. Ata nuk gjetën asgjë të përafërt me karakterin  e testuesve kur ata ishin 14 vjeç. Me pak fjalë, ishte shumë e vështirë që të njihje vullnetarët duke lexuar të dhënat e 63 viteve më parë. Ata kishin ndryshuar rrënjësisht. /tch

Artikulli paraprakPublikon pamjet e vdekjes së djalit për një kauzë madhore (Video)
Artikulli i rradhës Vetulla trendi, apo të shëmtuara? (Foto)

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.