Publikon pamjet e vdekjes së djalit për një kauzë madhore (Video)

2017-03-15 në ora 14:53

Një nënë akoma në zi për humbjen e djalit të saj 12 vjeçar në një aksident rrugor ka publikuar pamjet e përplasjes fatale.

Sukhi Atwal ka bashkuar forcat me policinë e Midlands të Britanisë në fushatën që rajoni i policisë ka ndërmarrë në ndërgjegjësimin e shoferëve, por edhe pasagjerëve, për të vendosur rripin e sigurisë ndërsa janë duke udhëtuar me makinë.

Djali i saj, Amar, nuk kishte vendosur rripin kur makina “Mitsubishi Outlander” u godit nga një taksi në një kryqëzim në Bromwich.

Drejtuesi i taksisë u dënua me 6 vite burg, por kjo nuk ia uli aspak dhimbjen nënës së 12-vjeçarit.  “Nëse ai do të kishte vendosur rripin, ai do të ishte gjallë. Ose të paktën do kishte pasur një mundësi më të madhe për të mbijetuar”, rrëfehet  Sukhi Atwal. /tch