Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se nga 2,178 testime të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 767 raste pozitive me covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tetë pacientë si pasojë e covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 26.888 raste nga 113.738 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 784 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 186 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre është 16,685.
Aktualisht, vendi ynë është duke u përballur me një rritje të dukshme të numrit të rasteve aktive, e cila deri më tani ka shkuar në 9,418./GazetaShneta/