Pak qaste më parë, IKSHPK-ja njoftoi se janë shënuar 196 raste të reja dhe 134 pacientë të shëruar.
Deri më tani numri total i të infektuarve është 9,688 raste, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 5,480 shkruan GazetaShneta.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 16 pacientë të cilët përpos virusit kanë pasur dhe sëmundje tjera bashkëshoqëruese.
Deri më sot, janë shënuar 300 viktima./GazetaShneta/