Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 475 mostra të marra janë konfirmuar 196 raste të reja pozitive dhe 134 pacientë të shëruar.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 16 pacientë të cilët përpos virusit kanë pasur dhe sëmundje tjera bashkëshoqëruese shkruan GazetaShneta.
Nga 196 raste të reja sot, këtë herë Prishtinës i’u bashkangjitet dhe komuna e Pejës më numër të rasteve të reja.
Në rezultatet e fundit, komuna e Prishtinës shënoi 45 raste të reja, ndërsa komuna e Pejës 20 raste.
Aktualisht, në Kosovë janë 3,908 raste aktive./GazetaShneta/