Në Klinikën Infektive në QKUK po trajtohen 56 pacientë, ku 43 prej tyre janë të sëmurë nga koronavirusi Covid-19. Klinika ka njoftuar se 6 pacientë me koronavirus janë me oksigjenoterapi ndërsa njëri prej tyre ndodhet në kujdesin intensiv të klinikës me ventilim mekanik
Raport i plotë 24 orësh nga Klinika Infektive:
Në Klinikën Infektive, sot me 01/04/2020, gjenden të spitalizuar gjithsej 56 pacientë. Prej tyre, me Covid- 19 janë gjithsej 43 raste, ndërsa janë në pritje të rezultateve për 10 raste.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:
Nga 43 raste të sëmurë me Covid- 19, 36 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 6 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Një paciente ndodhet në kujdesin intensiv të klinikës dhe ka përkeqesim të gjendjes, është në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të testuar pozitive me Covid -19 vazhdojnë të jenë 3 infermiere në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.
Raport i hartuar nga dr. Sadie Namani, specialiste -infektokoge