Nuk janë vetëm antitrupat që mund t’ju mbrojnë nga krijimi i një rasti serioz të Covidit.
Sipas një studimi të ri të kesh nivele adekuate të acideve yndyrore omega-3 në gjak mund t’ju mbrojë nga forma e rëndë e Covid-19, shkruan Best Life, përcjell Gazeta Shneta.
Studimi i botuar me 20 janar 2021 në numrin e revistës ‘Prostaglandins, Leukotrienes and Essential Fatty Acids’, zbuloi se midis një grupi prej 100 individësh të shtruar në spital me Covid, u theksua rëndësia e omega-3.
Në përgjithësi, pacientët me nivele më të ulëta të omega-3 në qarkullimin e tyre të gjakut ishin katër herë më të rrezikuar për një rast të rëndë Covidi sesa ata me nivele më të larta të omega-3.
“Ky pilot- studim, së bashku me linjat e shumta të provave në lidhje me efektet anti-inflamatore të EPA dhe DHA – sugjerojnë fuqimisht se këto acide yndyrore detare në dispozicion mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut për rezultate anësore në pacientët Covid-19”, tha autori kryesor i studimit, Dr. Arash Asher. /Gazeta Shneta/