Në Maqedoninë Veriore nuk ka shtetas të Kosovës të prekur nga koronavirusi Covid-19. Kjo është konfirmuar nga Ambasada e Kosovës në Shkup.
“Gjer me tani nuk ka ndonjë informacion se ndonjë kosovar ka dalur pozitiv me koronavirus dhe lutemi e shpresojmë që kjo mos të ndodhë as në Kosovë dhe askund në vendet fqinjë apo kudo në botë me shpresë së OBSH do të punojnë urgjentisht në gjetjen e barnave për të parandaluar ketë infeksion të rrezikshëm për njerizimin”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së Kosovës në Maqedoninë Veriore për lajmi.net.
Ndërkaq ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se dy mjekë janë testuar pas aterimit në Shkup nga Madridi. Mjekët kishin marr pjesë në një kongres ku njëri nga ligjëruesit kishte rezultuar pozitiv me koronavirusin.
Filipçe ka folur edhe për gjendjen e gruas së prekur nga koronavirusi për të cilën ka thënë se po mbahet në karantinë ndërsa gjendja e saj shëndetësore po shkon drejt përmirësimit.