Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar sot mbi rezultatet e mostrave të fundit.
Prej 171 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmim kontakteve të rasteve në terren janë diagnostifikuar dhe njëmbëdhjetë raste (11) të reja me Covid-19 transmeton Gazeta Shneta.
Ndër të tjera, është vërejtur se komuna e Mitrovicës së Jugut përsëri paraprin me raste të qytetarëve të identifikuar me Covid-19.
Sipas njoftimit të fundit nga IKSHPK (03.05.2020) del të jetë se komuna e Mitrovicës së Jugut ka plus pesë raste të reja me koronavirus.
Në anën tjetër, vlen të theksohet se rasti i parë i konfirmuar në këtë komunë ka qenë me datën 30.04.2020 nga rezultatet e IKSHPK-së.
Ndër të tjera ky raport ka treguar se prej shtatë personave të identifikuar me koronavirus, njëri nga ata ishte nga komuna e Mitrovicës së Jugut duke shënuar rastin e parë në këtë komunë.
Ndërsa me datën 01.05.2020, rezultatet e dala nga IKSHPK treguan se ky numër është rritur me pesë raste të reja të lokalizuar në vendbanimi Rekë.
Ky trend i rritjes së numri në komunën e Mitrovicës duhet të përcillet me kujdes, pasi shifra tregojnë për një rritje tërthorazi të rasteve me Covid-19. /Gazeta Shneta/