Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pesë gjëra që duhet t’i dini për rreziqet e tensionit të lartë të gjakut

Jetë 06/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanë kaluar pothuajse dhjetë vjet që kur miliona amerikanë u përballën me një diagnozë të re: tension të lartë të gjakut. Që prej vitit 2017, kur Shoqata Amerikane e Zemrës dhe Kolegji Amerikan i Kardiologjisë ulën pragun e hipertensionit nga 140/90 në 130/80, gati gjysma e të rriturve në SHBA – rreth 120 milionë persona – konsiderohen me hipertension.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se tri të katërtat e tyre nuk e kanë nën kontroll tensionin, që duhet të jetë nën 130/80. Ndërkohë, hulumtimet e reja kanë zbuluar më shumë mbi pasojat e presionit të lartë të gjakut dhe mënyrat për ta menaxhuar atë.

Kardiologu David Lee nga Universiteti Stanford shpjegon pesë gjëra thelbësore që duhet t’i dijë secili:

Tensioni i lartë është rrezik serioz për shëndetin

Hipertensioni mbetet një ndër faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Edhe rritjet e vogla të tensionit mund të kenë pasoja të mëdha. Studimet kanë treguar se mbajtja e tensionit sistolik (numri i sipërm) nën 120 mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër dhe vdekshmërisë.

Tensioni i lartë ndikon gjithashtu në shfaqjen e sëmundjeve të veshkave dhe demencës. Studime të fundit kanë gjetur se ulja e tensionit mund të reduktojë rrezikun e Alzheimerit. Tek gratë shtatzëna, hipertensioni mund të çojë në komplikime të rrezikshme si preeklampsia.

Ndryshimet në stilin e jetesës mund të mjaftojnë

Në shumë raste, mjekët rekomandojnë ndryshime të jetesës përpara përdorimit të ilaçeve – sidomos kur vlerat janë mes 130/80 dhe 139/89.

Ulja e peshës, aktiviteti fizik, reduktimi i kripës, kufizimi i alkoolit dhe menaxhimi i stresit mund të ndihmojnë ndjeshëm.

Edhe pse efektet e teknikave relaksuese janë më të vogla, ato mund të kontribuojnë në uljen graduale të presionit të gjakut.

Ekzistojnë trajtime efektive mjekësore

Kur ndryshimet në stilin e jetesës nuk mjaftojnë, përdoren ilaçe antihipertensive si diuretikët, beta-bllokuesit apo barna që relaksojnë enët e gjakut.

Megjithatë, gjetja e dozës apo kombinimit të duhur kërkon kohë dhe kontroll të vazhdueshëm.

Një ndër rreziqet është ulja e tepruar e tensionit, që te të moshuarit mund të shkaktojë marramendje dhe rënie.

Për rastet rezistente ndaj trajtimit, në vitin 2023 u miratua një procedurë e re e quajtur denervim renal, që përdor ultratinguj ose radiofrekuencë për të ndërprerë disa nerva të veshkave që ndikojnë në tension.

Matja në shtëpi është e ardhmja – por kujdes me pajisjet

Matja e saktë e tensionit është thelbësore. “Hipertensioni i mantelës së bardhë”, pra tensioni i lartë vetëm gjatë vizitave te mjeku, është i zakonshëm.

Pajisjet e reja, përfshirë orët inteligjente, po tentojnë të matin tensionin, por ekspertët paralajmërojnë se matjet pa manshetë nuk janë ende të besueshme.

Për matje të sakta në shtëpi, rekomandohet pajisja automatike me manshetë për krahun e sipërm, dhe respektimi i disa rregullave: pa kafe, ushtrime apo duhan 30 minuta para matjes; ulje e qetë për 5 minuta; dy matje me interval një minutë.

Kontrolli i tensionit kërkon bashkëpunim

Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se vuajnë nga tensioni i lartë, pasi shpesh nuk ka simptoma.

Në SHBA, mbi 30% e të rriturve nuk kanë mjek familjar, prandaj nuk bëjnë matje të rregullta.

Edhe ata që mjekohen, shpesh i ndërpresin ilaçet pas një viti.

Për këtë arsye, udhëzimet e reja theksojnë kujdesin ekipor – ku, përveç mjekut, përfshihen infermierë, farmacistë, dietologë dhe punëtorë shëndetësorë komunitarë.

Monitorimi në shtëpi, konsultat online dhe fushatat komunitare mund të ndihmojnë në zbulimin dhe menaxhimin e hershëm të hipertensionit.

Artikulli paraprakNë Prizren nis zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje
Artikulli i rradhës Studim: Ekzema mund të ndikojë në mënyrën se si fëmijët e kalojnë alergjitë ushqimore

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.