ShSKUK-ja ka njoftuar se në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë duke marrë trajtimin 573 pacientë, prej të cilëve 441 kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre 372 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa 40 pacientë të tjerë janë në gjendje të rëndë shkruan GazetaShneta.
“Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 214 pacientë, 166 të konfirmuar pozitivë, kurse 135 janë me oksigjeno-terapi.
Spitalet e Përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 359 pacientë, 255 prej tyre janë pozitivë, ndërkaq 237 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë.”, thuhej tutje në njoftim./GazetaShneta/