Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të hospitalizuar më shumë pacientë post-Covid, sesa persona të infektuar me virusin.
SHSKUK ka njoftuar se aktualisht po trajtohen 68 pacientë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, shkruan Gazeta Shneta.
Ky është numër më i ulët i pacientëve po trajtohen nga COVID-19, në klinikat COVID në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme. Sipas raporteve të datës 19 tetor 2021, në trajtim janë 68 pacientë, prej tyre 34 me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv mjekësor.
Në QKUK janë duke u trajtuar nga Covid-19, 11 pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive. Ndërsa 30 pacientë post-Covid po trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë.
Ndërsa në spitalet e përgjithshme sipas këtij raporti janë duke u trajtuar 27 pacientë. /Gazeta Shneta/