Në njoftimin e radhës të QKUK’së, 301 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim shëndetësor ne klinikat e QKUK’së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Në Klinikat e QKUK’së janë të shtrirë 190 pacientë, kurse në 7 spitalet e përgjithshme 111 pacientë shkruan GazetaShneta.
Prej tyre, 123 janë me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme.
29 prej pacientëve të infektuar janë në gjendje të rënduar dhe nën përkujdesje intensive./GazetaShneta/