Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Në rritje edhe numri i vajzave”, alarmi i ISHP-së në Shqipëri: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool

Lajme 16/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konsumimi i alkoolit në moshë të re po shënon rritje shqetësuese edhe në Shqipëri. Sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), 1 në 4 të rinj rezultojnë konsumatorë të alkoolit, ndërsa fenomeni është i përhapur në të gjithë Europën.

Specialistët e ISHP-së theksojnë ndikimin e shoqërisë dhe presionit social si faktorët kryesorë që shtyjnë të rinjtë drejt konsumimit të alkoolit.

Po ashtu, është në rritje edhe numri i vajzave që konsumojnë, duke reflektuar një prirje të re sociale dhe shëndetësore.

“Ka një rritje të lartë që nis që nga adoleshentët. Nëse para katër vitesh konsumi ishte rreth 5% te të rinjtë, sot ka arritur në 15%. Ajo që është shqetësuese është se ka një trend rritës edhe tek vajzat”, thotë Andia Meksi, specialiste pranë ISHP.

Ekspertët paralajmërojnë se alkooli në moshë të re mund të krijojë varësi dhe të sjellë pasoja serioze në shëndet, përfshirë dëme fizike, mendore dhe emocionale.

“Pasojat janë si fizike, ashtu edhe njohëse dhe ndikojnë në sjelljen e përditshme. Konsumi i vazhdueshëm mund të ketë pasoja të parikthyeshme. Ka gjithashtu një lidhje mes konsumit të alkoolit dhe rritjes së rrezikut për kancer të gjirit”, thotë Andia Meksi, specialiste pranë ISHP.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), alkooli është shkaktar i 25% të vdekjeve në mesin e të rinjve në mbarë botën, duke e renditur atë si një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për shëndetin publik./Euronews Albania

Artikulli paraprakSukses historik në SHBA: Foshnja me çrregullim të rrallë gjenetik trajtohet me terapi të personalizuar gjenetike
Artikulli i rradhës Studimi që sfidon një mit të zakonshëm: Moti nuk shkakton dhimbje të shpinës apo kyçeve

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.