Derisa në Kosovë fëmija i parë për vitin 2018 ishte djalë, në Shqipëri një nënë ka lindur vajzë.
Natie është foshnja e parë për vitin 2018 në Shqipëri.
Vogëlushja erdhi në jetë pak sekonda pas mesnatës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Para kamerave, prindërit e vogëlushes shprehën emocionet dhe uruan të gjithë shqiptarët Vitin e Ri. Ata nuk harruan pa falënderuar edhe mjekët që iu gjetën pranë në një moment kaq të gëzuar.
“Gëzuar të gjithëve, falënderoj shumë edhe mjekët që u treguan shumë të gatshëm. Faleminderit dhe vit i mbarë për të gjithë shqiptaret”, tha nëna e të porsalindurës.
“Jam dy herë me fat sepse më ka bërë dy herë të emocionuar për fëmijën që ka lind dhe për festën”, është shprehur babai.
Natie është fëmija e tretë e familjes dhe gëzon shëndet të plotë. /ABC News