Sa kanë njohuri burrat kosovarë për ciklin menstrual dhe periodat e grave? Ka qenë kjo pyetja që Gazeta Shneta ua ka shtruar disa qytetarëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Në disa prej përgjigjeve ata sjellin problemet kryesore të cilat i mundojnë gratë gjatë menstruacioneve si dhe mbështetjen që duhet të marrin nga burrat.
Disa prej tyre nuk patën shumë njohuri për të shpjeguar ciklin si proces biologjik ndërsa askush nga ta nuk e bënte dallimin në mes të ciklit menstrual dhe periodave (menstruacioneve).
Meqenëse cikli menstrual nënkupton ciklin nga periodat e fundit e deri në të ardhshmet, e që mund të zgjasë 25 deri në 28 ditë, të gjithë e ngatërrojnë atë me periodat (menstruacionet) që zgjasin 5 deri në 6 ditë.
Këto janë vetëm disa prej përshtypjeve që ata kanë por që mund të themi se shumica kanë informacione se çfarë ndodhë në këtë periudhë te gratë si fizikisht ashtu edhe emocionalisht.
Për më shumë, dëgjoni prononcimet nga video më poshtë. /Gazeta Shneta/