Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në SHSKUK veturat zyrtare përdoren edhe jashtë orarit të punës, Islamaj e vozitë 24 orë pa vendim

Lajme 15/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Auditori i Brendshëm i SHSKUK-së ka gjetur shumë parregullsi në përdorimin e veturave zyrtare në QKUK dhe spitale rajonale.

Në bazë të Udhëzimit Administrativ 03/2008, zyrtarët mund të përdorin veturat e institucionit edhe jashtë orarit të punës me vendim të ministrisë përkatëse me propozim të drejtorit të përgjithshëm. Por dy zyrtarë të SHSKUK-së nuk i kanë ndalur veturat e shtetit 24 orë, pa pasur vendim nga ministri e as drejtori i përgjithshëm, shkruan Gazeta Shneta.

Auditori i Brendshëm në raportin e datës 10 qershor 2020 për periudhën janar-maj ka gjetur se dy vetura zyrtare janë përdorur 24 orë edhe jashtë orarit zyrtar të punës dhe për të njëjtat nuk ka pasur vendim nga ministri i Shëndetësisë e as nga Bordi Drejtues ose drejtori i Përgjithshëm.

“Vetura Shkoda me nr. të targave 3Z-178-12 të cilën e ka në përdorim drejtori i SHPTA-së në QKUK për të cilën mungojnë evidencat e fletudhëtimeve dhe shpenzimeve të derivateve, sipas deklaratës së shefit të sektorit të shërbimeve teknike dhe udhëheqësit të njësisë së transportit në QKUK, kjo veturë nuk është në menaxhimin e tyre”, thuhet në raport.

Drejtori i kësaj njësie, Visar Islamaj, i cili pati ardhur në këtë pozitë në kohën kur SHSKUK udhëhiqej nga Basri Sejdiu dhe ish-ministri i PDK-së Uran Ismaili. Islamajt i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Prizrenit në janar të këtij viti për keqpërdorimin e pozitës zyrtare në kohën sa mbante pozitën e drejtorit komunal në Prizren nga radhët e PDK-së.

Gazeta ka dërguar pyetje në adresën elektronike të Islamajt, por ai nuk ka kthyer përgjigje për përdorimin e veturës. Njëjtë ka vepruar edhe menaxhmenti i SHSKUK-së të cilët nuk janë përgjigjur në pyetjet e Gazetës Shneta.

Sikurse Islamaj njëjtë kishte vepruar edhe drejtori i Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive Adem Nura. Auditori ka gjetur se vetura KIA Rio me numër të targave 01-479-IH, të cilën e kishte në përdorim Nura, nuk posedonte kërkesat me shkrim për përdorimin e automjetit zyrtar.

Nura ka deklaruar se nuk e shfrytëzon veturën jashtë orarit të punës për nevojat private. Ai ka deklaruar se i ka të gjitha evidencat për kilometrat e kaluara me veturë.

“Unë e kam në shfrytëzim veturën vetëm për udhëtim nga shtëia në Mitrovicë dhe në punë në Prishtinë. Ndoshta ndonjëherë mund të vonohem pas orarit, por të gjitha kilometrat e kaluara i kam të evidentuara. Auditori mund të shkruaj çfarë të duan”, ka deklaruar Nura.

Në Spitalin e Ferizajt veturat private u furnizuan me derivate për kryerjen e punëve zyrtare

Në raportin e datës 10 qershor 2020 Auditori ka theksuar se në Spitalin e Ferizajt veturat private janë mbushur me derivate të naftës për kryerjen e punëve zyrtare.

Gjithashtu në këtë spital për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 mungojnë formularët e fletëudhëtimit për automjetet që kanë në funksion dhe evidencat për kilometrat e kaluara si dhe raportet për përdorimin e automjeteve individuale dhe të përgjithshme.

Por këto i ka mohuar drejtori i këtij spitali Jeton Zeqiri. Në një përgjigje me shkrim ai ka thënë se që dy vite sa mban ai këtë pozitë, i ka ndaluar të gjitha furnizimet e punëtorëve me derivate për kryerjen e punëve të spitalit.

“Gjithashtu unë kam kërkuar një veturë zyrtare për të eliminuar një dukuri të tillë dhe e kam marr një veturë nga MSH të vjetër dhe ajo veturë furnizohet me derivate. Gjithashtu vlen të theksohet se ne në maksimum i kemi ulur shpenzimet për derivate”, ka deklaruar Zeqiri.

Zeqiri ka shtuar se i kanë të dokumentuara të gjitha evidencat e formularëve dhe çdo lëvizje që bëhet me autoambulanca dhe veturën zyrtare.

Evidencat për përdorimin e veturave zyrtare mungojnë edhe në Spitalin e Prizrenit, Vushtrrisë dhe Mitrovicës. Poashtu auditori ka gjetur se njësitë përbërëse të SHSKUK-së nuk kanë evidentuar llojet dhe sasitë e pjesëve të ndërruara gjatë mirëmbajtjes dhe riparimit të automjeteve zyrtare. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNdërron jetë infermieri Sherafedin Mehmeti, ishte i sëmurë me Covid-19
Artikulli i rradhës Rezultatet për Covid: Nëntë viktima dhe 145 raste të reja positive me Sars-Cov-2

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.