Në repartin e gjinekologjisë në Spitalin e Prizrenit nuk është kryer asnjë lindje më 18 janar të këtij viti.
Në raportin për lindjet, që mban datën 18 janar 2020, thuhet se në maternitetin e Prizrenit nuk ka pasur asnjë rast të lindjes. Kjo tregon për rënien e natalitetit nga viti në vit në qytetin i cili është më i madhi pas Prishtinës.
Krahasuar me vitin paraprak, edhe gjatë vitit 2019 ka vazhduar trendi i uljes së numrit të lindjeve për të cilin kanë ngritur shqetësim edhe drejtuesit e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” .
Sipas drejtorit, Dr. Afrim Avdajt, vjet kanë ndodhur 262 lindje më pak se në vitin 2018, kur janë regjistruar 3.380 sosh.
Në anën tjetër, zyrtarët arsimorë të Prizrenit kanë thënë për “Gazeta e Prizrenit” se në harkun kohor brenda tre vitesh, për shkak të rënies së numrit të nxënësve, në këtë komunë, pothuajse është shuar nga një shkollë fillore. /GP