Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Viti i mamive, bota ka nevojë për 9 milionë infermierë dhe mami më shumë

Lajme 21/01/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infermierët dhe mamitë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në sigurimin e një shërbimi shëndetësor cilësor. Këta janë njerëzit që ia kushtojnë jetën e tyre kujdesit ndaj nënave dhe fëmijëve, dhënies së imunizimit jetë – shpëtues dhe këshillave shëndetësore, kujdesit ndaj të moshuarve dhe plotësimit në përgjithësi të nevojave  të përditshme bazike shëndetësore.

Ata janë shpesh pika e parë dhe e vetme e kujdesit shëndetësor në komunitetet e tyre. Në shumë vende infermierët dhe mamitë përbëjnë më shumë se 50% të fuqisë punëtore shëndetësore. Bota ka nevojë për 9 milionë infermierë dhe mami më shumë, nëse duam të arrijmë mbulim universal shëndetësor brenda vitit 2030.

Kjo është arsyeja se pse Asambleja Botërore e Shëndetit ka vendosur që viti 2020 të jetë Viti Ndërkombëtar i Infermierëve dhe Mamive.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe partnerët e saj, ku përfshihen Konfederata Ndërkombëtare e Mamive, Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), u bën thirrje të gjithëve që t’u bashkohen në një përpjekje një vjeçare për të vlerësuar punën e infermierëve dhe mamive, për të vënë në pah kushtet sfiduese me të cilat ata përballen shpesh dhe për të advokuar për rritje të investimeve në fuqinë punëtore të infermierëve dhe mamive.

Fuqizimi i infermierëve dhe mamive do të ketë përfitimet shtesë të promovimit të barazisë gjinore, kontributit në zhvillimin ekonomik dhe mbështetjes së Qëllimeve të Zhvillimit të Vazhdueshëm.

Sipas Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë në Shqipëri janë të regjistruar rreth 21000 infermier, 1500 mami dhe 1300 infermier mami. /propacienti

Artikulli paraprak14 vjet nga vdekja e Rugovës, momenti kur kishte njoftuar se vuante nga kanceri në mushkëri
Artikulli i rradhës Në Spitalin e Prizrenit regjistrohet dita pa asnjë lindje në repartin e gjinekologjisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.