Një reformë suedeze e kujdesit shëndetësor për më shumë se një dekadë, kishte lejuar pacientët të zgjedhin mjekun e tyre, mirëpo duke dërguar papritur në një diskriminim të përhapur kundër mjekëve me emra të huaj.
“Kur punoja në psikiatri, një pacient anuloi takimin e tij – me mua, rreth tre herë sepse nuk donte të trajtohej nga ‘një mjek i huaj’”, tha Dr. Navid Ghan për AFP përcjell Gazeta Shneta.
“Në fund ai nuk kishte asnjë zgjedhje, unë isha mjeku i vetëm në dispozicion. Gjatë takimit, edhe pse e shihte që flisja suedishtën pa theks, më tha: ‘ju të huaj, nuk kuptoni asgjë’, përshkruan situatën Dr. Ghan.
Ghan, emri i të cilit është ndryshuar me kërkesën e tij për të mbrojtur identitetin, nuk është një “i huaj”: ai u rrit dhe fitoi diplomën e tij mjekësore në Suedi.
“Tani kolegët e mi dhe unë bëjmë shaka për këtë në dhomën e drekës, më pas infermierët mbërrijnë dhe thonë – ata anuluan përsëri takimin kur panë emrin tënd”.
Që nga viti 2010, si pjesë e një reforme më të gjerë në sistemin universal të kujdesit shëndetësor të Suedisë, ndër të tjera dhe me hapjen e kujdesit parësor shëndetësor për doktorët privatë, pacientëve u lejohet të zgjedhin mjekun dhe klinikën e tyre.
Para reformës, suedezëve iu caktua një klinikë bazuar në vendin ku jetonin. Por ndërsa tensionet ‘digjen’ mbi rritjen e imigrimit në Suedinë tradicionalisht homogjene, reforma ka bërë të mundur që pacientët të refuzojnë të trajtohen nga suedezët jo-etnikë. /Gazeta Shneta/