Menopauza shënon fundin e cikleve menstruale të një gruaje. Përkufizohet si 12 muaj pas periodave të fundit të një cikli menstrual. Mosha mesataree grave për menopauzë në Shtetet e Bashkuara është 52 vjeçe.
Gratë që i nënshtrohen menopauzës mund të përjetojnë simptoma si ndezje të nxehta, djersitje gjatë natës, ndryshime të humorit dhe atrofi urogjenitale. Këto simptoma fillojnë gjatë perimenopauzës (periudhës para menopauzës) dhe mund të vazhdojnë deri në postmenopauzë shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Disa nga suplementet e mëposhtme mund të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë të përballoni simptomat e pakëndshme të menopauzës.
Kalciumi
Gratë mund të humbasin deri në 20% të densitetit të tyre kockor gjatë pesë deri në shtatë vjet pas menopauzës.
Andaj gjatë procesit të menopauzës ato përdorin suplemente të kalciumit (karbonat dhe citrate) për të ndihmuar në parandalimin e humbjes së kockave (osteoporozës), por sa mirë i zvogëlon normat e thyerjeve të tyre është ende e paqartë.
Maca
Maca mund të përdoret për të ndihmuar me ndezjet e nxehta dhe çështjet e gjumit. Një studim i vogël zbuloi se gratë që morën Maca kishin simptoma të reduktuara të depresionit dhe ndihmoi në uljen e presionit të gjakut.
Vaj aguliçes së mbrëmjes
Vaji i aguliçes së mbrëmjes (EPO), është marr nga një bimë e verdhë e lulëzuar, rritur në Amerikën Veriore dhe Jugore. Mund të ndihmojë potencialisht me ndezjet e nxehta sipas studimit të mëposhtëm:
Përgjatë një hulumtimi të vitit 2013-të në 56 gra në menopauzë të moshës 45-59 vjeç u zbulua se ato që morën 500 mg në ditë vajin e aguliçes së mbrëmjes për gjashtë javë kishin ndjeze më pak të shpeshta, më pak të rënda dhe më të shkurtra.
Vitamina D
Megjithë popullaritetin e përhapur si ndihmës rreth absorbimit të kalciumit dhe ndërtimin e eshtrave, nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të mbështetur plotësimin e vitaminës D (400 njësi ndërkombëtare UI) gjatë menopauzës për zvogëlimin e afsheve të nxehta ose parandalimin e thyerjeve të kockave.
Sidoqoftë, mund të përdoret potencialisht për të ndihmuar në përmirësimin e simptomave të humorit të ulët dhe depresionit gjatë menopauzës dhe rritjen e niveleve të kalciumit.
Valeriana
Rrënja e valerianës (Valeriana officinalis) merret për të ndihmuar me ndezjet e nxehta dhe çrregullimet e gjumit gjatë menopauzës.
Soja
Fitoestrogjenët si izoflavonët, të cilët janë veçanërisht të shumtë në sojë, mund të ndihmojnë në ndezjet të nxehta dhe të mbrojnë kundër humbjes së kockave. Përshembull fasulet e sojës përmbajnë nivelin më të lartë të izoflavoneve.
Izoflavonet janë gjetur të ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave vazomotore si afshimet e nxehta ose djersitjet e natës dhe parandalojnë humbjen e kockave.
DHEA
Dehidroepiandrosteroni (DHEA) është një hormon seksual steroide mashkullor që ndodh natyrshëm, përgjegjës për prodhimin e testosteronit dhe estradiolit (një formë e estrogjenit).
Gratë kanë më pak DHEA sesa burrat, dhe nivelet e tyre bien më vonë në jetë, gjë që mund të ndikojë në tranzicionin e menopauzës, si dhe në shëndetin seksual, mendor dhe fizik.
Një studim gjeti një ulje 50% ose më të madhe të depresionit tek gratë që morën DHEA. /Gazeta Shneta/