Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në tre muajt e parë të këtij viti 90 infermierë kërkuan licencë për punësim jashtë vendit

Lajme 07/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), Nexhmije Gori, ka thënë se në tre mujorin e parë të këtij viti janë lëshuar 90 licenca të paplastifikuara për infermier, licenca këto që u shërbejnë atyre për punësim jashtë vendit.

E shkaktarë sipas saj janë të shumtë, duke filluar nga pagat e kushtet e punës.

Ajo vlerëson se ky numër do të vazhdojë që të rritet në vazhdimësi pas liberalizmit të vizave, ku sipas saj, sistemi shëndetësor në Kosovë për një kohë shumë të afërt do të ballafaqohet me mungesë të infermierëve.

“Unë veç jam deklaruar vitin e kaluar kam dhënë statistikat po këtë vit ka jashtëzakonisht rritje në tre mujorin e parë janë lëshuar deri në mes të marsit rreth 90 licenca të paplastifikim dhe rreth 18 vërtetime të kodit etik. Çka domethënë që për tre mujorin e parë numri është dukshëm i rritshëm, çka unë pretendoj që numri do të jetë në rritje në vazhdimësi, ngase me liberalizimin e vizave tash infermieret dhe mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor po kanë mundësi që të i vizitojnë vendet e rajonit të shohin kushtet e punës natyrisht i kanë kontaktet me të lehta. Kjo do të vërehet një zbrasti përveç të rinjve edhe në vende të punës, një vit e tutje numri do të shihet saktë sa kanë emigruar në vendin e rajonit”, ka thënë ajo.

Gori ka shtuar se pagat të cilat marrin infermieret e kanë të pamundur që të tejkalojnë muajin pas rritjes së çmimeve.

“Pagat të cilat infermierët i posedojnë janë e pamundur për të tejkaluar një muaj duke pasur parasysh zhvillimin dhe çmimet të cilat çdo ditë e më shumë janë në rritje. Kushtet e punës tash mundësia tjetër dhe standardet e jetës sigurisht në vendet e zhvilluara janë shumë më atraktive dhe ata përveç që po migrojnë vetë po kanë mundësi po u mundësohet që të tërheqin edhe fëmijët edhe familjet e tyre. Çdo njeri nga ne po dëshiron një standard më të mirë jetësore kushte më të lehta të punës pagë më të mirë këto janë gjitha arsyet cilat po i pretendojmë të gjithë”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se duhet që të merren masa që largimi i tyre të ndalet, sipas saj, kjo dukuri mund të parandalohet me rritje page e ofrimin e kushteve më të mira të punës.

“Ajo çka unë pretendoj është rritja e pagës në rend të parë sepse të gjithë ne jemi njerëz dhe të gjithë punojmë për një pagë dhe për një standard më të mirë jetësor. Pas kësaj edhe kushtet e punës kanë një rol të rëndësishëm ngarkesa në punë edhe infermierët mamitë edhe profesionistët tjerë shëndetësor duhet të inkuadrohen edhe në vendimmarrje kur ata kanë një udhëzim administrativ ose diçka që ata vendoset për të ardhmen ose profesionin e tyre që në këtë proces infermierët mamitë dhe profesionistët shëndetësor mos të them fare po shumë pak marrin pjesë apo janë akterë të këtyre vendimeve”, ka thënë ajo. /EO/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Përdorimi i alkoolit gjatë shtatzënisë lidhet me anomali të lindjes

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.