Disa nëna do të bënin gjithçka vetëm e vetëm për t’i argëtuar fëmijët e tyre, por ideja e Alana Nicole Donahue për argëtim, nuk ishte aspak larg nga rreziku.
Nëna 27-vjeçare u arrestua pasi u paraqit në foto duke tërhequr fëmijët e saj në një karrocë lodrash pas veturës së saj “Ford”. Ajo njoftohet se kalonte automjetet e tjera për të dalur nga rruga e zënë.
Ideja e gabuar e nënës së Oregonit për të tërhequr fëmijët e saj me karrocë lodrash, i ka vënë ata në rrezik dhe ka shkaktuar trafik, transmeton Gazeta Shneta.
Nëna e surprizuar i shpjegoi veprimet e saj policisë, duke u arsyetuar se po voziste vetëm 8 kilometra në orë, por dëshmitarët tregonin ndryshe.
“Ajo nuk po kuptonte ku gjindej problemi, pasi ajo ishte duke vozitur vetëm 8 kilometra në orë dhe ajo ishte vetëm duke argëtuar fëmijët.”, tha togeri Scott McKee për The Register-Guard.
The Register-Guard njoftoi se karroca ishte e lidhur për automjeti me një rrip apo një lidhës të ngjashëm. Regjistrat e policisë njoftojnë se një shofer gati goditi karrocën.
Ka pohime se disa shoferë kanë dalur nga makinat e tyre dhe janë përballur me nënën në përpjekje për ta ndaluar atë.
Policët thonë se ajo përfundimisht u ndal dhe futi karrocën brenda makinës, ndërsa thuhet se njëri nga shoferët e shqetësuar i tha “të vepronte si një e rritur”.
Alana Nicole Donahue tha se nuk ishte e dehur, u arrestua dhe u akuzua për dy akuza të rrezikut të pamatur.
Ajo thuhet se rrezikon të humbasë kujdestarinë e fëmijëve të saj pas veprimeve të kryera në Oregon./Gazeta Shneta/