Disa qytetarë po ecnin rrugës kur dëgjuan disa të qara që fillimisht atyre iu dukën sikur janë këlysh, por kur u afruan u tronditën.
“Ne menduam se janë këlysh, por e kuptuam se janë foshnja kur u afruam”, ka treguar Tamela Ribeiro, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Pasi i gjetën ata njoftuan policinë dhe foshnjat u dërguan në spital. Mjekët thanë se bebet ishin të sapolindura dhe ishin braktisur menjëherë pas lindjes nga nëna.
Njëra bebe peshonte 2.75 kg dhe tjetra vetëm 1.7. Të dyja kishin ende kërthizën e pa këputur.
Ngjarja ndodhi në Brazil, në qytetin Curitiba të shtetit jugor Paranas.
Policia ka arritur të identifikoj veturën e çiftit që la pas bebet.
Stafi i spitalit ka vendosur t’i quaj vajzat, njërën Eloa që do të thotë Perëndi dhe tjetrën Heloisa që ka kuptimin e gruas luftëtare. /Gazeta Shneta/