Një pakujdesi e vogël ka mundur t’ia shkatërrojë jetën nënës nga Australia, Siobhan Rennie.
Kjo e fundit, një blogere, ka treguar 30 sekondat që kanë mundur t’i ndryshojnë kahun e jetës, transmeton Gazeta Shneta.
Në shkrimin e publikuar në blogun e saj, Rennie tregon se si një ditë e zakonshme ishte gati të shndërrohej në një makth.
Ajo po luante me dy fëmijët e saj, djalin 2-vjeçar dhe vajzën Aoife disa muajshe bashkë.
Për pak çaste ajo u largua nga banjo, për t’u kthyer më pas dhe për ta shikuar Aoifen që po luftonte me jetën nën ujë, teksa vëllai i saj po qeshte me të.
Fatmirësisht, nëna australiane reagoi shpejtë duke e nxjerr nga uji bebën e vogël dhe duke i ikur gabimit më të madh jetësor.
“Nuk do të duhej assesi që unë t’i lija ata të dy bashkë aty”, shkruan e penduar Siobhan.
Një storie nga e cila duhet të përfitojë secila nënë. Fëmija 2-vjeçare nuk është ende i vetëdijshëm për të kuptuar se mund ta lëndojë e në një rast të tillë të ngjashëm, edhe ta vras vëllain/motrën më të vogël. /Gazeta Shneta/