Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëna e përfundoi shtatzëninë me trinjakë duke ditur që njëri nga ta ka vdekur

Jetë 16/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëna Kirsty Alexander ishte shumë e lumtur kur e kuptoi se ka mbetur shtatzënë me trinjakë. Gëzimi i saj u shtua edhe më tepër pasi ajo mbeti shtatzënë pasi fëmijën e parë e kishte lindur me IVF.

Nëna 33-vjeçare nuk ishte e përgatitur për tre fëmijë në barkun e saj, por megjithatë thotë se ishte shumë e lumtur në momentin që e mori vesh nga gjinekologu, shkruan metro.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.

Gjatë shtatzënisë ajo pati disa komplikime dhe gjakderdhje vaginale dhe u frikësua nëse ka pësuar abort. Por mjekët e siguruan se çdo gjë është në rregull dhe në mitrën e saj po rrahin tre zemra të vogla. Por nuk shkoi larg e gëzimi i saj u përmbys.

Në javën e 18 një ekzaminim me ultrazë zbuloi se diçka nuk shkonte mirë me njërën nga tre bebet. Mjekët zbuluan se foshnja nuk ishte zhvilluar sa duhet çka kishte shkaktuar vdekjen e saj. Kjo nënkuptonte që Kirsty do të duhej ta vazhdonte shtatzëninë me dy foshnjat e gjalla dhe një të vdekur në barkun e saj.

“Kam qarë shumë. Javët e para ishin të tmerrshme. U ndjeva sikur nuk mund të largohesha, më kapi ankthi dhe u tmerrova nga ajo që i ndodhi njërës nga foshnjat”, ka thënë nëna Kirsty.

“Kam përjetuar aq shumë pikëllim saqë nuk mund të flisja me askënd. Ka pasur raste kur Gjoni duhej të fliste në emrin tim me mamitë në spital, pasi thjesht nuk mund t’i nxirrja fjalët nga lotët”, ka treguar ajo.

Nëna ka treguar tutje se rrjetet sociale e kishin ndihmuar t’i shfaqte ndjenjat e saj dhe t’ia lehtësonin dhimbjen sado pak. Ajo lindi binjakët në gjendje të mirë shëndetësore të cilat i quajti me emrat Delilah Ivy dhe Ëilfred George. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKështu mund t’i evitoni qimet që ju rriten nën lëkurë
Artikulli i rradhës Shtatzënia mund të shkaktojë dhimbje në kërthizë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.