Gratë mund të përjetojnë një shumëllojshmëri shqetësimesh gjatë shtatëzanisë. Një dhimbje që ndoshta nuk e keni menduar ndonjëherë është ajo e dhimbjes së kërthizës.
Gjatë shtatzënisë, trupi juaj kalon nëpër ndryshime të jashtëzakonshme nga një muaj në tjetrin, transmeton GazetaShneta.
Disa gra nuk përjetojnë ndonjë dhimbje të kërthizë ndëra të tjerat mund të kenë dhimbje në një shtatzëni, por jo në të ardhmen.
Nëse ju jeni një nga këto rastet e fundit nuk keni nevojë të shqetësoheni. Kjo dhimbje është e zakonshme, raporton “Mother.ly”.
Ka më shumë të ngjarë që dhimbja të fillojë kur barku juaj të bëhet më i madh, veçanërisht në tremujorin e dytë dhe të tretë.
Arsyeja për të cilën po përjetoni dhimbje në kërthizë mund të varet nga forma e trupit tuaj, nga mënyra se sa elastic është stomaku juaj në rritje dhe sa elastike është po ashtu lëkura juaj. Por është edhe një mori faktorësh të tjerë ose kushte të tjera mjekësore që mund të jenë shkaktarë.
Kjo dhibmje pritet të largohet menjëherë pas lindjes.
Çfarë e shkakton?
– Zgjatjet e muskujve
– Pirsingu
– Presioni nga mitra
– Hernia kërthizore
Si ta lehtësoni sikletin?
Dhimbja e kërthizës mund të shfaqet e të zhduket gjatë shtatzënisë, ndërsa ju përjetoni faza të rritjes së shpejtë. Disa gra mund të mësohen me presionin ndëra disa gra tjera mund të përjetojnë dhimbje më të rëndë gjatë javëve të fundit kur barku i tyre arrinë rritjen më të madhe.
Provoni të flini gjumi në pozitë anësorë ose të mbështetni barkun tuaj me jastëkë për të balancuar peshën.
Një rrip mbështetës mund të ndihmojë po ashtu duke shtuar edhe kremra qetësuese për bark. /GazetaShneta/