Nëna e shpëtoi vajzën nga vdekja me barna të prodhuara nga kanabisi
Annalise Lujan ishte në mes të gjimnastikës së saj në prill të këtij viti, kur ajo filloi të vjellë dhe humbi ndjenjat në këmbët e saj.
Prindërit e dërguan menjëherë në spital dhe mjekët u detyruan ta vendosin në koma artificiale për t’ia shpëtuar trurin, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Vajza u diagnostikua me një sindrom të rrallë të epilepsisë cila çon në dëmtime të trurit e madje edhe në vdekje.
Për shkak se mjekimi i rregullt kundër epilepsisë në këtë gjendje nuk funksiononte, nëna e saj Maryan Estrada Lujan hulumtoi disa opsione.
Ajo gjeti një lloj barne e prodhuar nga kanabisi, e quajtur ‘cannabidiol’, e cila e nxori vajzën nga koma pas tre trajtimeve më 8 maj.
Tani vajza nuk goditet vazhdimisht nga epilepsia dhe është në terapi për të rifituar aftësitë e saj. /Gazeta Shneta/