Nëna këndon ndërsa bebja rrah shuplakë në bark (Video)

2017-05-12 në ora 07:33

Ritmi është një gjë me të cilën lindin shumica e fëmijëve. Por ky këtu, i cili ende nuk ka ardhur në jetë, duket se e ka me tepri.

Një video e mrekullueshme e realizuar gjatë një ekoje me ultratinguj, tregon se si fetusi 14 javësh i bebes përplas duart, ndërsa nëna e tij këndon këngën e njohur për fëmijë ‘If You’re Happy And You Know It Clap Your Hands’ (Nëse je i lumtur dhe e di këtë përplas duart).

Videoja 15 sekondëshe e marrë gjatë momentit të ekos është hedhur në You tube nga nëna e ardhshme Jen Cardinal, nga Britania e Madhe.