Nëna mban për 3 muaj në bark beben e vdekur për një arsye tepër të dhimbshme (Foto)

2017-04-11 në ora 19:33

Një nënë shtatzënë e mbajti beben e saj të vdekur në bark për më shumë se 3 muaj, në mënyrë që vëllai i tij binjak të mund të jetonte, pasi iu dha lajmi i tmerrshëm se djemtë e saj vuanin nga një sëmundje e rrallë.

Mjekët i thanë Emma Dutton se bebet e saj kishin një sëmundje që i rrezikonte jetën, pak kohë pasi kishte mbetur shtatzënë dhe 20 javë më vonë mjekët zbuluan se njëri prej tyre kishte vdekur në bark.

Për t’i dhënë çdo mundësi për të jetuar djalit tjetër, 30 – vjeçares iu desh ta mbante foshnjen e vdekur me vete.

Më shumë se 15 javë më vonë, Emma dhe partneri Mark Prince u bënë prindër të Oliver, i cili lindi me operacion dhe pa komplikacione.

Duke folur për “Mirror”, Emma tha: “Kur më thanë se njëri prej tyre kishte vdekur, ishte padyshim një lajm i tmerrshëm. Pas asaj isha e bindur se do të humbja edhe tjetrin. Elijah (binjaku i vdekur) qëndroi me vëllain e tij deri në fund. Ishte diçka tepër e trishtueshme, por më vjen mirë që ata patën mundësinë të lindnin sëbashku”./tvklan.al