Nëna, mos i bëni këto gabime me fëmijët tuaj

2017-04-20 në ora 07:53

Eksperienca është “mësuesja” më e mirë e të qenit prind i mirë, dhe mbi të gjitha duhet të mësoni t’i besoni instinktit tuaj. Mbi të gjitha duhet të mësoni të pranoni se nuk ekzistojnë prindërit perfektë, dhe gabimet që mund të bëni mund të jenë të shumta.

Cilat janë 5 gabimet më të shpeshta të nënave?

I jepni gjithçka që kërkojnë. Punoni shumë dhe mendoni se duke i blerë gjithçka që kërkon do ta bëni ndërgjegjjen tuaj të jetë më e qetë? Të jeni e sigurt se nuk funksionon kështu!

Televizori i mban të qetë. Nuk duhet të përpiqeni ta bëni fëmijën të qëndrojë urtë duke i vendosur kukulla apo një program tjetër në televizor apo tablet. Do të ishte më mirë që të kalonit pak kohë duke luajtur me ata, qoftë edhe 1 minuta.

Ndëshkimi. Mund të themi se ndëshkimi konsiderohet si një rrugë e shkurtër për ta bërë fëmijën të kuptojë se ka vepruar gabim. Por sa kohë fëmija do ta mbajë mend “mësimin” që i dhatë? E dini se fjalët janë ato që zgjidhin çdo problem? I mësoni fëmijët tuaj të kuptojnë nëpërmjet komunikimit.

Injoroni rregullat e prindërve të tjerë. Një rregull është rregull dhe duhet të respektohet edhe nëse prindi i fëmijës nuk është i pranishëm.

“Nëse e bën këtë të blej një dhuratë”. Kjo mënyrë të vepruari e mëson fëmijën të jetë i varur nga marrja e asaj që do në mënyrë të menjëhershme si edhe kënaqësia e momentit. Në momentin që fëmija bën një veprim të mirë duhet ta “shpërbleni” duke e puthur, pra nëpërmjet dashurisë dhe jo gjërave materiale.