Në më pak se dy javë pasi filloi shkolla, djali 8-vjeçar i Savannah Gardiner e zgjoi atë në katër të mëngjesit duke u ankuar për një stomak të rënduar, të përziera dhe dhimbje të fytit. Ndërsa në mëngjesin tjetër, kishte problem edhe me dy fëmijët e saj më të vegjël, moshat 3 dhe 6 vjec të cilën kishin humbur kordat vokale (zërin).
“Çdo familje sëmuret në fillim të vitit shkollor, por ky vit është i ndryshëm. Ju duhet të vlerësoni për së dyti çdo simptomë” u shpreh nëna për CNN transmeton Gazeta Shneta.
Pasi kaloi verën duke shkëmbyer tekste të shqetësuara me prindër të tjerë në komunitet, nëna Gardiner e dinte se sa e rëndësishme ishte të mbronte shokët e klasës nga infeksioni. Ajo vendosi t’i mbajë të katër fëmijët në shtëpi.
Masat paraprake të shkollës gjatë pandemisë së Covid-19 përfshijnë kontrolle ditore të temperaturës dhe maska të detyrueshme.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU.
“Ju nuk mund ta dërgoni fëmijën tuaj në shkollë me ndonjë simptomë, edhe nëse janë me alergji, sepse të gjithë supozojnë se kanë marrë koronën”, u shpreh Gardiner.
“Unë mendoj se kjo do të jetë një normale e re në rrethana të tilla. Ne do të duhet të adaptojmë mënyrën se si ata po mësojnë dhe sa shpesh ata do të jenë në gjendje të shkojnë në shkollë“.
Nëna Gardiner bëri gjënë e duhur, sipas infermieres së shkollës Crystal Fingulin, në Orlando, Florida.
Gjithashtu një nga gjërat më me ndikim që prindërit mund të bëjnë për të mbajtur vitin shkollor pa probleme është trajtimi dhe përcjellja e simptomave të fëmijës si dhe mbajtja në kontroll e virusi pa e lënë të përhapet tutje dhe tek të tjerët. /Gazeta Shneta/