Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Poliklinika serbe në Graçanicë ishte hapur me dokumente të mjekëve shqiptarë

Lajme 11/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Poliklinika “Bel Medic International D.O.O.” ishte hapur para tre vitesh në Graçanicë duke marr licencën nga Ministria e Shëndetësisë me dokumente të mjekëve shqiptar të cilët kishin konkurruar për punë në këtë institucion. Policia ka arrestuar pronarët Armend Aganin dhe Liljana Simic, ndërsa Inspektorati Shëndetësor ka mbyllur poliklinikën

Policia ka arrestuar dy nga pesë pronarët e poliklinikës “Bel Medic International D.O.O.”, Armend Aganin dhe Liljana Simic. Ata dyshohet se kanë keqpërdorur dokumentet e mjekëve shqiptarë të cilët kishin konkurruar për punë në konkurs në këtë institucion. Dokumentet nuk ua kishin kthyer kandidatëve dhe të njëjtat i kanë përdorur për të licencuar poliklinikën në MSH, shkruan Gazeta Shneta.

Arrestimin dhe mbylljen e klinikës e ka bërë të ditur dje Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi. Agani dhe Simic janë arrestuar nën dyshim e bazuar se kanë kryer vepra penale ku përfshihen “Falsifikim i dokumentit zyrtar” neni 434, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 399, “Mashtrim” nga neni 335 dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 i KPRK-së.

“Të dyshuarit e potencuar lartë me iniciale dyshohet se kanë keqpërdorur dokumente, diploma etj., me qëllim që poliklinikën t’a Licencojnë në Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas zhvillimit të hetimeve, dyshimet janë vërtetuar dje pas realizimit të operacionit “Poliklinika”, ku Policia bashkë me Inspektoratin Shëndetësor kanë gjetur dokumentet të cilat i kanë sekuestruar si prova materiale. “Bel Medic” është mbyllur nga Inspektorati Shëndetësor. Dy të arrestuarit janë vendosur në mbajtje për 48 orë nga prokurori kujdestar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi ta dalloni menjëherë nësë fëmija juaj ka alergji
Artikulli i rradhës Nëna në Kamenicë lind fëmijën në pazar, kryetari i komunës tregon gjendjen

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.