Nëna qan me lot, u detyrua të presë 5 javë vdekjen e foshnjës për të abortuar

2017-03-09 në ora 14:48

“Më kishin njoftuar se fëmija do të vdes në bark dhe nuk mund ta imagjinoja vetën se si do ta kaloja tërë këtë periudhë”.

Kështu e nis rrëfimin e saj gruaja nga Irlanda, Claire Cullen-Delsol, e cila donte të kryente abortin për shkak se fetusi tashmë ishte sëmurë për vdekje, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.

Por abortet në Irlandë janë të ndaluara me ligj, veç nëse nëna është në rrezik jete.

“Fillova të planifikoja jetën e saj, gjithçka që ajo do të bënte dhe dashurinë që do t’ia dhuroja”, rrëfen në lot ajo.

Në javën e 20-të foshnja në barkun e Claire u diagnostifikua me një sindrom të quajtur ‘Patau’, i cili në 90 për qind të rasteve i vret fetuset në barkun e nënave.

Claire u dasht të pres pesë javë derisa foshnja të vdes, për të kryer abortin. Ajo nuk kishte mundësi të udhëtonte në Britaninë e Madhe për të abortuar, sikurse bëjnë mijëra gra irlandeze gjatë një viti.

Tani ajo po kërkon fuqishëm që ky ligj të ndryshohet dhe gratë të kenë mundësi të vendosin vet, të paktën në të tilla kushte. /Gazeta Shneta/