Një nënë e re kineze ka shitur foshnjat e saj binjake për pak më shumë se 8 mijë euro, pasi i duheshin paratë për të paguar borxhet.
Foshnjat e gjinisë mashkullore ende pa i mbushur dy javë, nëna ua shiti dy familjeve rreth 700 kilometra larg nga vendi ku banonte ajo vet në Kinën lindore.
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU
Pasi pagoi detyrimet që kishte, nëna e binjakëve me paratë që fitoi bleu edhe një telefon të ri. Gruaja kineze dhe partneri i saj janë arrestuar nga policia. Foshnjat janë shpëtuar dhe janë dërguar te gjyshërit e tyre që të kujdesen për to, kanë raportuar mediet në Kinë.