Një nënë e dëshpëruar për të ushqyer foshnjën e saj gjashtë javëshe në mes të natës telefonoi 911 për ndihmë dhe departamenti i policisë tha që ishte pikërisht thirrja e duhur.
Shannon Bird tregon për USA Today, se nuk ishte në gjendje ta ushqente foshnjën me gji dhe nuk kishte as qumësht në frigorifer, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo kishte pesë fëmijë në shtëpi dhe burri i saj ishte jashtë qytetit.
Bird tregon që nuk ishte në gjendje që t’i merrte me vete të gjithë fëmijët dhe të shkonte të blinte qumësht dhe fqinjët nuk iu përgjigjen thirrjeve të saj për ndihmë kështu që ajo thirri për ndihmë 911.
“Nuk di më as çfarë të bëj. Nuk kam qumësht për foshnjën time”, tha Bird kur telefonoi tek 911 për ndihmë.
Bird tregoi se asnjëherë më parë nuk ishte në një situatë të tillë dhe nuk kishte ide se çfarë të bënte tjetër.
Por, oficerët e dërguan qumështin shpejt në shtëpinë e Bird.
Departamenti i Policisë Lone Peak i tha USA Today në një deklaratë se Bird bëri thirrjen e duhur. /GazetaShneta/