Një ngrua në Amerikë akuzohet se kishte tentuar t’ia kurojë autizmin vajzës së saj duke i dhënë të pijë zbardhues rrobash.
Babai i tij rrëfen se bashkëshortja e tij tentonte t’i hidhte ca pika zbardhuesi në biberon. Ajo kishte lexuar rreth kësaj përzierje në një grup në Facebook, të cilën e kishin cilësuar si “përzierja magjibërëse”
Departamenti i Policisë në Indianapolis po heton lidhur me këtë çështje, ndërkohë që fëmija është marrë nga shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve. Emrat e prindërve nuk janë bërë të ditura akoma.
Sipas të njëjtit raport, “solucioni mrekulli i mineralit” është cilësuar nga përdorues të internetit si një kurë për thuajse çdo sëmundje, edhe pse ishte thjesht zbardhues rrobash.
Qendra për Autizmin tregon se shumë prindër bëjnë çmos që të gjejnë një mënyrë për trajtimin e autizmit.
“Të dëshpëruar dhe të pashpresë, shumë prindër të fëmijëve me autizëm janë përpjekur t’i marrin vetë gjërat nën kontroll”, thotë presidentja dhe themeluesja e qendrës, Sherry Quinn.
Ata mund të kenë përdorur çfarëdolloj mënyre për të trajtuar fëmijën. Nëse duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, me siguri ashtu është”, shton Quinn./Gazeta Shëndeti/


