Po mbahet funerali i një nëne 26-vjeçare e cila solli në jetë djalin të enjten pavarësisht se i kishte vdekur truri qysh në muajin dhjetor.
Sportistes Catarina Sequeira nuk i funksiononte truri pas një sulm të astmës akute në shtëpinë e saj, transmeton Koha Ditore.
Foshnja, me emrin Salvador, ka ardhur në jetë kur ishte pothuajse 32 javë dhe tani është nën kujdesin e mjekëve, raporton BBC.
Ky është rasti i dytë në Portugali që lind një nënë me tru të vdekur.
Sportistja e njohur që e kishte përfaqësuar vendin në garat e kanosë, vuante prej astmës prej moshës së fëmijërisë.
Ajo kishte pësuar sulm astme kur ishte në javën e nëntëmbëdhjetë të shtatzënisë dhe ishte në komë.