Intervistë me psikologen Ivana Haxhivanova.
Së pari dhe më e rëndësishmja, i këshilloj prindërit që të bëhen shembull! Fëmija nga mosha më e hershme e imiton prindin, që do të thotë se modelin e parë të sjelljes e merr nga ai. Kjo do të thotë se, kur prindërit e qortojnë fëmijën për përdorim të tepruar të teknologjisë, duhet fillimisht ta pyesin veten se sa kohë kalojnë me pajisje teknologjike në dorë. Nuk guxojmë fëmijëve tu japim mesazh të dyfishtë. Edhe t’u themi që nuk bën ta teprojmë me teknologji, edhe ta bëjmë këtë vetë. – thotë Haxhivanova, shkruan SuperGrate.
Varësia nga pajistet smart është një problem i tanishëm psikologjiko-social dhe po merr hov çdo ditë e më shumë, e prindërit nuk po kërkojnë ndihmë aq sa është e nevojshme për ta zgjidhur. Kjo është vetëm një nga paralajmërimet e Mr. Ivana Haxhivanova, psikologe dhe psikoterapeute në “Neokorteks”, qendër për psikoterapi, psikodiagnostikë, trajnim dhe edukim, e cila, mes tjerash, punon edhe me fëmijë që kanë probleme me varësi të këtillë. Ajo flet për atë se sa kohë duhet një fëmijë të kalojë para ekraneve, si të largohet për tyre, se sa e rrezikshme është varësia..
Psikologët e fëmijëve kohëve të fundit çdo ditë e më shpesh paralajmërojnë për varësinë ndaj telefonëve, llaptopëve, tabletëve.. Sa shpesh kërkojnë prindërit ndihmë profesionale për këtë problem?
– Për fat të keq, jo aq sa mendoj se është e nevojshme. Nuk është e mjaftueshme duke pasur parasysh se sa ky problem psikologjiko-social është aktual dhe po merr hov vazhdimisht më të madh. Prindërit akoma nuk e kutpojnë sa duhen seriozitetin e varësisë së fëmijëve nga teknologjia, ndërsa kjo varësi po përhapet vazhdimisht më shumë tek fëmijët dhe të rinjtë. Akoma një numër i madh i prindërve e nënvlerësojnë problemin, dhe për këtë shkak shumica edhe nuk e vërejnë me kohë. Ata kërkojnë ndihmë kur veçmë e vërejnë se po ndodhin ndryshime serioze në sjelljen e fëmijës. Shumë shpesh nuk kërkojnë ndihmë edhe deri në adoleshencën e vonshme të fëmijës, kur më nuk kanë ndikim aq të madh edhe i riu vështirë bindet që vetë të vijë tek profesionisti me qëllim që të punojë tek vetja dhe ta tejkalojë varësinë. Për shkak të të gjitha arsyeve të lartpërmendura, pyetja “a kohë kalon fëmija juaj në telefon ose tablet?” është pyetje e domosdoshme dhe pa përjashtim ia parashtroj secilit prind me të cilët punoj.
Sa është i rrezikshëm përdorimi i tepruar i teknologjisë dhe varësia tek fëmijët?
– Pasojat e përdorimit të pakontrolluar të telefonëve celularë, llaptopëve, tabletëve janë serioze. Keqpërdorimi është drejtpërdrejtë i lodhur me problematikat në zhvillim dhe vonesat në zhvillimin kognitiv si dhe pasoja serioze në aftësinë për mendim logjik, dhe analitiko-sintetik, e me këtë paraqitet mungesë e vëmendjes, vështirësi në mësim, impulsivitet i rritur, aftësi e zvogëluar për kontrollë të emocioneve dhe sjelljes. Përdorimi i teknologjisë kërkon aktivitet fizik minimal. Kryesisht realizohet përmes prekjes së tastierës së laptopit ose telefonit, me lëvizje jofiziologjike dhe përdorim të kufizuar të duarve dhe kjo mund të rezultojë me shtyerje të zhvillimit dhe integrimit motorik-kognitiv, që është shumë e rëndësishme të krijohet dhe të stimulohet që nga mosha më e hershme (0-5 vjeç). Në konteks të motorikës veçanërisht vuan motorika fine. Krahas kësaj, gjendja statike e zgjatur e pengon zhvillimin edhe të akomodimit të syrit, proces ky që gjithashtu zhvillohet deri në vitin e pestë. Me pasivitetin motorik shpesh paraqitet dhe trashësia, gjegjësisht rritja e peshës trupore tek fëmijët dhe rritje e rrezikut për dijabet, si dhe pasoja serioze në plan psikologjik. Por, ekzistojnë edhe raste të kundërta, më së shpeshti tek adoleshentët, kur nga dhënia pas pajisjeve, lojrave dhe videove, tërësisht anashkalohet kujdesi për veten dhe të ushqyerit dhe kjo çon drejt zvogëlimit të peshës trupore. Fakti brengosës është se janë të shpeshta edhe ankthet natën dhe ndryshimet negative të gjumit, si rezultat i përmbajtjeve të papërshtatshme dhe rrezatimit të ekraneve, veçanërisht tek fëmijët më të vegjël. Në kuadër të pasojave të lartpërmendura shumë të shpeshta janë edhe çrregullimet e të folurit tek fëmijët, për të cilat sigurisht kontribut ka heshtja përderisa shikohet videoja ose loja, në vend që të zhvillohet dhe stimulohet aftësia gjuhësore dhe të shfrytëzohet periudha kur truri i fëmijës thith si sfungjer.
Cilat janë simptomat më të shpeshta dhe më lehtë të detektueshme të varësisë?
– Kur fëmija të fillojë të tërhiqet, çdo ditë e më shumë të rrijë vetëm me pajisjet e tij dhe pjesën më të madhe të ditës ta kalojë në dhomën e tij, çdo ditë e më shumë e zvogëlon komunikimin verbal me prindërit dhe e humb interesimin për botën e jashtme, për miqtë, për çfarëdo loje, sport ose aktivitet tjetër fizik. E ulë suksesi në shkollë, madje harron të hajë dhe t’i kryejë disa nga përgjegjësitë themelore ndaj vetes dhe shtëpisë. Këto janë simptoma të qarta për alarm. Duhet të merret parasysh edhe reagimi i fëmijës kur prindërit mundohen t’ia marrin telefonin apo laptopin dhe në varësi nga mosha e fëmijës, pasojnë reagime negative nga më të ndryshmet. Sa më e madhe që është shkalla e pakënaqësisë, aq më e madhe është edhe shkalla e varësisë. Nëse bëhet fjalë për fëmijë të moshës parashkollore, kjo manifestohet me qarje, bërtima deri në nivel të tantrumit dhe qarjes në dysheme. Nëse bëhet fjalë për fëmijë të moshës shkollore, mund të paraqitet sjellje e vazhdueshme agresive dhe mllef i theksuar ndaj prindërve, kundërshtim, mosmarrëveshje, oponencë, dhe simptome të nervozës, gjegjësisht anksiozitetit si rezultat i ndërprerjes së përnjëherëshme të kënaqësisë dhe rutinës së përditëshme. Si rezultat i kohës së gjatë të kaluar në botën virtuale, fëmijët nuk i zhvillojnë disa nga shkathtësitë më të nevojshme për jetë, inteligjencën emocionale dhe aftësitë komunikuese, dhe kjo është e dukshme. Veçanërisht brengosës është momenti i rënies së dinamikave të instinktit, rënie e interesit për kënaqësitë jetësore, mungesa e iniciativës, jokonstruktiviteti, pasiviteti dhe vetmia, që janë simptomat më dominante të rrjedhës së depresionit.
Sa kohë e kaluar me teknologji është e rekomandueshme dhe brenda kufijve normale?
– Unë konsideroj që fëmijëve nën moshën 5 vjeçe nuk duhet t’u mundësohet çasje ndaj teknologjisë, gjegjësisht prindërit duhet të përpiqen që ta shtyejnë këtë për sa është e mundur më shumë. Pas vitit të 6-të, një orë me përdorim dhe përmbajtje të kontrolluar, derisa me fillimin e periudhës së adoleshencës deri në dy orë gjithsej në të gjitha pajisjet. Fuqishëm këshilloj që të nxitet përdorimi dhe shfrytëzimi i këtyre pajisjeve për qëllime edukative. Kufiri i moshës për fëmijët e varur nga telefonët celularë vazhdimisht po ulet. Kjo formë e varësisë tani po fillon të vërehet, për fat të keq, edhe tek fëmijët e moshës 11 dhe 12 vjeç, derisa problemi me varësinë nga video lojrat është zakonisht më i shprehur tek adoleshentët e moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe ka shumë raste edhe tek të rinjtë e të dyja gjinive të moshës deri 24 dhe 25 vjeç.
A ekziston trajtim për këtë lloj varësie? Çfarë i këshilloni prindërit, çfarë duhet të ndrëmarrin për ta tejkaluar problemin që e kanë fëmijët e tyre?
Së pari dhe më e rëndësishmja, i këshilloj prindërit që të bëhen shembull! Fëmija nga mosha më e hershme e imiton prindin, që do të thotë se modelin e parë të sjelljes e merr nga ai. Kjo do të thotë se, kur prindërit e qortojnë fëmijën për përdorim të tepruar të teknologjisë, duhet fillimisht ta pyesin veten se sa kohë kalojnë me pajisje teknologjike në dorë. Nuk guxojmë fëmijëve tu japim mesazh të dyfishtë, për këtë varësi dhe për asgjë tjetër. Procesi i trajtimit të varësisë nuk shkon me ndërprerje të përnjëherëshme, sepse mund të paraqitet simptomatologji anksioze-depresive dhe dëmtim i sferës emocionalo-biheviorale. Fëmijës duhet t’i sqarohet procesi i krijimit të varësisë dhe pasojat e saj, dhe gradualisht të insistohet në tejkalimin e problemit.
Është e rëndësishme të vendosen rregulla dhe plan për aktivitete të përbashkëta për mbushjen e ditës që do të jenë të shkruara dhe të vendosura në një vend të dukshëm në shtëpi, me çka do të ketë kohë qartë të kufizuar për argëtim dhe përdorim të teknologjisë brenda korrnizave të shëndetshme. Në këto rregulla domosdoshmërisht duhe të jetë ndalesa për përdorim të telefonit para gjumit dhe në dhomën e gjumit, si dhe përdorimin gjatë kohës së drekës e darkës me familje. Rekomandoj komunikim verbal sy më sy. Për sa u përket aktiviteteve të tjera dhe kohës së lirë, nëse bëhet fjalë për fëmijë më të vogël, prindi është i përgjegjshëm t’i ndihmojë të bëjnë një orar kreativ, stimulues dhe interesant. Fëmijëve duhet t’u ofrohen alternativa të ndryshme për t’ua zënë vëmendjen.