Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëna zbulon se vajza e saj 18 muajshe thuajse vdiq dy herë nga kjo sëmundje që prek shumë fëmijë kudo

Jetë 13/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nënë ka zbuluar se si vajza e saj gati dy herë ndërroi jetë pasi një alergji në polen shkaktoi sulme të rrezikshme të astmës. E vogla, Lottie, u gjet pa shenja jete dhe kishte filluar të ngulfatej nga vjellja e saj në shtratin e saj. Kjo ndodhi kur ajo ishte vetëm 18 muajshe.

Lottie, nuk mundi të futej menjëherë në operacion, për shkak se mjekët nuk po arrinin t’i vendosnin tubin e frymëmarrjes, për shkak se rrugët e frymëmarrjes ishin shumë të fryra.

Vetëm një vit më pas, Lottie u shtrua në spital plot nëntë herë, para se mjekët në fund e gjetën shkakun e sëmundjes së vogëlushes, e cila ishte e lidhur vetëm me disa kohë gjatë vitit.

Gjatë një nate, tregon e ëma, burri i saj u zgjua në 3 të mëngjesit dhe ‘instinktivisht’ shkoi për ta kontrolluar vogëlushen, por papritmas, ai bërtiti emrin e gruas së tij fuqishëm. Kjo pasi, e vogla ishte e tëra ngjyrë blu dhe ishte mbuluar nga të vjellat.

Mjekët mbërritën brenda disa minutave dhe i dhanë Lottiet oksigjen dhe një nebulizer – e cila është një pajisje që lejon një astmatik të marrë frymë si dhe të fusin ilaçet për të hapur rrugët e frymëmarrjes.

“Më thanë që të vazhdoja të flisja me të, sepse ajo po reagonte ndaj zërit tim”, tha e ëma. “Ishte absolutisht e tmerrshme. Ishte gjëja më e keqe që kam përjetuar ndonjëherë’’, shpjegon ajo për MailOnline, transmeton Gazeta Shneta.

Pas më shumë se 24 orë në spital, prindërit u dërguan në shtëpi mbrëmjen tjetër në mënyrë që të pushonin, por në vend se të çlodheshin, çifti u zgjua gjatë natës, tani me lajme edhe më të tmerrshme.

‘Në orën 3 të mëngjesit, na kishin lajmëruar se Lottie kishte nevojë për kirurgji emergjente për të pastruar një substancë ngjitëse nga mushkëritë e saj sepse këto të fundit tanimë kishin marrë fund’’, rrëfen më tej babai i Lottie.

Lottie tanimë kishte një pengesë tjetër kur ajo pësoi një reaksion alergjik ndaj morfinës së saj, gjë që çoi në qëndrimin e saj në spital për shtatë ditë shtesë.

Tani, e ëma e vajzës po flet për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e vajzës së saj. “Kam parë se sa e rrezikshme astma mund të jetë,” tha ajo. “Nuk është vetëm një virus i lehtë, është një gjë shumë serioze”, përfundon ajo./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAlmeda ngre pesha të rënda në muajin e fundit të shtatzënisë
Artikulli i rradhës Këto ushqime të kripura ndikojnë në presionin e lartë të gjakut

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.